Irani dhe Rusia dëshirojnë të pengojnë/shkatërrojnë administratën e tanishme të Demokratëve në SHBA dhe Izraelin.
Si?
Para nesh është një përpjekje nga Irani dhe Rusia për të provokuar dhe inkurajuar një reagim specifik nga Izraeli përmes aktit të terrorizmit të Hamasit, e cila më pas do të sjelli pasoja zinxhir.
Këto shtete synojnë përmes dhunës barbare te filmuar dhe transmetuar në media prej vetë terroristëve të nxitet një agresion politik nga ana e Izraelit ndaj qytetarëve myslimanë brenda Gazës.
Irani dhe Rusia synojnë që përmes luftës psikologjike te nxitet agresioni ushtarak i Izraelit drejt rripit te Gazës ku si pasojë banorët me besim mysliman do të jenë viktima, pra të krijohen kushtet per tu thirrur një Xhihad prej mbarë botës civile te besimtarëve mysliman me pretekstin se besimtaret e Islamit ne Gaza po vriten veçse sepse janë të tillë.
Kjo synon të bëjë Izraelin një shenjester për Xhihadin ndërkombëtar, pra jo për të sulmuar drejtpërdrejtë Irani dhe Arabia Saudite, por për të përdorur shtete të dështuara përreth Izraelit për të dërguar individë dhe ushtri private që janë trajnuar dhe armatosur dekada me radhë për sulmin ndaj Izraelit.
Kjo do të ketë pasoja ekonomike, politike dhe socio-kulturore në Perëndim, veçanërisht në SHBA, ku do të ndryshojë dinamika politike, pasi do të ndryshojë kërkesën në shoqëri për ideologji të caktuara politike, efekti do të jetë njesoj ne Europë ku levizjet politike te ekstremit te djathtë, njëkohësisht kundër Ukrainës, do të vinë në pushtet.
Kjo do të shfrytëzohet nga grupimet fetaro-politike në SHBA që përfaqësojnë figurën e Trump brenda Partisë Republikane dhe agjentin e Rusisë në SHBA, Michael Flynn. Ata do të përfitojnë në marrjen e pushtetit duke propaganduar luftën kundër myslimanëve radikalë që, sipas tyre, rrezikojnë komunitetet krishtere dhe hebrenjve.
Administrata aktuale dhe qeveria izraelite ndodhen në një pozitë të vështirë, pasi duhet të tregojnë përmbajtje dhe vullnet për të mos rënë pre e kurthit të ndërtuar. ShBA dhe Izraeli tani duhet të reagojnë me forcë ndaj terrorizmit dhe njëkohësisht të ruajne jetët e civilëve.
Izraeli dhe SHBA duhet të godasin me forcë regjimin në Iran, infrastrukturën e tij, dhe të shmangen sa më shumë dëmtimin e qytetarëve myslimanë për të shpëtuar nga kurthi.
Gjithashtu SHBA duhet të rrisë ndihmën për Ukrainën për të ndihmuar në ndryshimin e regjimit në Rusi sa më parë dhe për të eliminuar forcat ushtarake ruse.
Po nëse nuk ia dalin?
Sulmi i Muxhahedineve që do shkojnë për xhihad drejt Kudsit/Jeruzalemit do të përbëhet nga grupe të vogla individesh të armatosura mirë që do të kujtojnë luftën guerile dhe jo ushtri shtetërore, për të cilat aeroplanët në duart e administratës aktuale amerikane nuk mund të bëjnë asgjë.
Kina, Arabia Saudite, Vellazëria Myslimane dhe së bashku me fetarët brenda sistemit politik amerikan po shikojnë zhvillime të favorshme.
Jordania, Egjipti dhe partitë politike mainstream ne BE ndodhen në mëshirën e fatit pa instrumente per te ndikuar.